fbpx
AktualitetKurioziteteLajme

Berisha non grata nga SHBA, Ngjela: Goditja e parë pas 100 vjetësh kundër abuzimit shtetëror

Berisha non grata nga SHBA, Ngjela: Goditja e parë pas 100 vjetësh kundër abuzimit shtetëror
Nga American Eye
Një hap të madh drejt suksesit në ndërtimin e shtetit ligjor pa korrupsion e ka cilësuar avokat Spartak Ngjela vendimin më të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha. I ftuar në Ditari në A2 CNN ai tha se kjo është goditja e parë pas 100 vjetësh kundër abuzimit shtetëror për të cilin mendon do të shkojë deri në fund.

“Për Sali Berishën nuk di ç’është ai nuk di të mbrohet, por për politikën është sukses për të shpëtuar nga uzurpimi. Kjo është goditja e parë pas 100 vjetësh kundër abuzimit shtetëror. Mendoj se do të shkojë deri në fund. Do të ketë edhe të tjerë. Unë kma analizuar teksin e tyre ajo u kuptua që me kushtetutën e re që këta do të iknin, e kanë sorollatur deri më tani. Tani humbën gjithçka. Për Shqipërinë është hap i madh drejt suksesit tonë në ndërtimin e shtetit ligjor pa korrupsion. Korrupsioni i tyre ka sjellë varfërinë para shqiptarëve”.

Në lidhje me reagimin e ish-kryeministrit Berisha i cili i kërkon Departamentit Amerikan të publikojë provat për akuzat ndaj tij, Ngjela thekson se provat jepen vetëm në gjykatë dhe atje merret ose jo pafajësia.

“Çështja është që Saliu ende nuk e kupton se çfarë po i vjen përballë, ç’punë ka politika amerikane të japë provat. Provat jepen para gjykatave, nuk shpëton asnjë nga këta nëse nuk merr pafajësi në gjykatë. Është akuzuar nga superfuqia e botës për korrupsion me karakter të lartë politik. E ka akuzuar drejtpërdrejt sekretari i departamentit të Shtetit ky kujton se është para kooperativës bujqësore të Tropojës”.

Për Ngjelën edhe stërvitja Defender 21 nuk është e rastësishme që zhvillohet në Shqipëri, pasi këtu përplaset konflikti ruso-amerikan.

“Stërvitja Defender 21 nuk është e rastësishme në Shqipëri. Pse nuk e pyesni? Këtu përplaset konflikti ruso-amerikan. Stërvitja është atje kur ky del non grata. Kishin deklaruar edhe për kryengritje. Këto lidh unë, unë kam lidhje mes sistemin tim logjik. Kanë dalë ligje për vetingun ka dalë politika amerikane që kanë thënë ne drejtojmë reformën në drejtësi. Ranë brenda, se po të kishin ulur kokën e të vazhdonin mbrojtjen ligjore nuk dilte kjo”.

Duke analizuar raportin e DASH për Berishën, Ngjela thotë se faktet tregojnë që ka pasur lidhje familjare në një vendim qeverie që ka dhënë Berisha nëpërmjet Mediut. Dhe këtu i referohet Gërdecit. Sipas tij reforma që po zbatohet në Shqipëri është e njëjtë me atë në Kroaci, por te ne më e ashpër.

“Nuk dimë si kanë lëvizur faktet, por të gjithë faktet tregojnë që ka pasur lidhje familjare në një vendim qeverie që ka dhënë Berisha nëpërmjet Mediut. Drejtësia të tregohet, e vërteta shqiptare. Drejtësia nuk ka marrë vetëm Saliun. Teza perëndimore në funksion të goditjes është që fillohet nga pushteti. Të tëra ato që kam thënë unë i kam parë te reforma në Kroaci, por këtu kanë vepruar më ashpër. Më dolën fjalët”.

Deklaratat në reagimin e Berishës për Sorosin, nuk duhen marrë seriozisht thotë Ngjela, por shpreson që ai të shkojë në gjyqësor dhe të marrë pafajësinë.

“Ku ka kapacitet ai të bëjë kritikë panamerikane. Pse e merrni seriozisht një të akuzuar. Doni të dini ç’është akuza? Lexoni Procesin e Kafkës. E ka akuzuar Uashingtoni politik me fakte të mbledhura nga FBI. Do t’ia japë apo jo gjyqësorit shqiptar këtë do ta presim. Ku hyn Sorosi dhe Morosi. Këta edhe në zgjedhje për destabilizim e kishin segmentin. Që në fillim thanë do manipulohen zgjedhjet si Trump. Ne dimë që ky ka non grata, ka shumë gjëra duhet t’i presim. Uroj të marrë pafajësinë në gjykatë shqiptare, por kjo varet nga pushteti gjyqësor shqiptar, do ngrejë akuzë apo jo. Amerika nuk është gjykatë, mbron interesin e saj në funksion global. Pafajësia e një individi mbrohet në gjyqësor Pyetja; do shkojë në proces gjyqësor atij i intereson të shkojë dhe të marrë pafajësinë”.

Ngjela thotë se Berishën në pushtet e sollën amerikanët edhe pse ishte komunist .

“Do ketë edhe probleme të tjera se nuk mund të shpallet non grata nëse nuk ka pikëpyetje të madhe. Pati ky një pikëpyetje në ‘97 e di vetë ai. E mira është të shkojë në proces gjyqësor dhe të mbrohet. Po mori pafajësinë në proces gjyqësor unë e kthej. Fakti që flet kështu ka frikë nga procesi gjyqësor. Vendimi që japin ata është politik, jo gjyqësor, ata nuk na kanë dhënë prova, por mendimin në lidhje me një person. Ata e sollën në pushtet. Një ish-komunist e sollën në pushtet ky nuk diti dhe shkoi në Lindje ata e duruan shumë se ky dogji Shqipërinë dhe nuk jepte dorëheqjen. 3 emisione të Zërit të Amerikës e hodhën nga pushteti në ‘97 se ky nuk jepte dorëheqjen. Nën akuzë do shkojë Trump, akuza është si gripi në demokraci. Këtë nuk kemi bërë ne që na kanë marrë frymën këta, dhe jam i bindur që do na çojë deri në fund se këtu është interes i madh global”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button