fbpx
AktualitetKurioziteteLajme

Arrestohen 3 trafikantët shqiptarë, kapën me 200 mijë euro marijuanë

Arrestohen 3 trafikantët shqiptarë, kapën me 200 mijë euro marijuanë

Tre shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë maqedonase në tentativë për të trafikuar drejt Greqisë 65 kg marijuanë me vlerë 200 mijë euro.

Të arrestuarit janë K.K 25 vjeç, M.F 28 vjeç dhe F.B 42 vjeç, të gjithë nga Shqipëria.

Ndalimi i tyre u bë dje në rrugën rajonale nga Trpejca në Stenje, përmes Parkut Kombëtar Galicica.

Policia ndaloi dy automjete pasagjerësh, tip “Mercedes”, me targa shqiptare, të cilat morën pjesë në transportin e drogës.

Gjatë kontrollit të automjeteve, njëra prej të cilave drejtohej nga K.K dhe pasagjer ishte M.F., dhe e dyta nga F.B, u gjetën dhe konfiskuan 3 thasë të mëdhenj marijuane, të paketuara në 44 pako.

Ministria Brendshme maqedonase duke komentuar operacionin thotë se ndërpreu një kanal ndërkombëtar për transportin e drogave narkotike nga Shqipëria përmes Maqedonisë që do të përfundonte në Greqi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button