fbpx
AktualitetLajme

Shmangu tragjedinë në Tiranë, kush është efektivi i guximshëm që i gjendur rastësisht neutralizoi agresorin që donte të shtypte gruan shtatzënë dhe të shoqin

Është zbuluar identiteti i efktivit të policisë, i cili shmangu një tragjedi të mundshme ditën e djeshme në kryeqytet. Ai është i riu Shkëlzen Tafa, personi që shihni në foton e mëposhtme.

Nga hetimet e kryera nga policia por edhe siç shihet nga pamjet e kapura nga qytetarët, shtetasit T. M dhe G. M., pasi fillimisht kanë debatuar për motive të dobëta në rrugën “Besim Alla”, pas disa minutash janë takuar tek bulevardi “Migjeni”, ku janë konfrontuar përsëri me grushte me njëri-tjetrin.

Pas konfliktit, shtetasi T. M. ka marrë mjetin e tij dhe ka tentuar dy herë të godas me automjet shtetasin G. M. dhe bashkëshorten e tij shtatzënë, por pasi nuk ia ka arritur qëllimit, ka dëmtuar duke përplasur qëllimisht makinën e shtetasit G.M.

Në vendngjarje ka mbërritur rastësisht efektivi Shkëlzen Tafa, i cili i veshur civil ka nxjerrë armën e shërbimit që mbante me vete dhe ka neutralizuar agresorin.

Më pas ka mbërritur patrulla e policisë e cila ka arrestuar shtetasin T. M., 39 vjeç, për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë”, “Shkatërrim i pronës me dashje‘’dhe’’Plagosja e lehtë me dashje’’.

Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi G. M., 36 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje’’.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button