fbpx
AktualitetKurioziteteLajme

Për pak do fitonte kurorën, modelja tregon se në të vërtetë është djalë

Për pak do fitonte kurorën, modelja tregon se në të vërtetë është djalë
Miss Interneti është kompeticioni që mblodhi të gjitha vajzat bukuroshe në Kazakistan. Votuesit online, do të përzgjidhnin fituesen. Çdo fazë e këtij konkursi, zhvillohej duke dërguar foto në adresën e përcaktuar. Nga 4000 vajza konkurente, përfaqësuesja e një qyteze të vogël arriti të shkonte deri në fazën finale.

Pikërisht në këtë moment, Arina Aliyeva bëri zbulimin shokues. Në të vërtetë, modelja Arina ishte një mashkull.
Ai quhet Ilay Dagilev dhe është një model profesionist. Gjithçka që i duhej ishte një grimiere e mirë, e cila e shndërronte atë në një vajzë sa herë i duhej të dërgonte foto. Këtë gjë, ai ka deklaruar se e ka bërë për një kauzë.
0
“U futa në një konkurs bukurie për femra, për të treguar se çdokush me pak grim mund të jetë i bukur. Vajzat përdorin grimin, botoksin, operacionet plastike. Por kjo nuk të bën ty një njeri të veçantë. Atë mund ta bëjnë të gjithë. Tashmë që e vërtetova këtë pikë, mund të them publikisht se kush jam. Nuk prisja që të bëhej kaq bujë, por jam i lumtur që mesazhi im u përcoll më tepër se sa e kisha imagjinuar. I uroj suksese të gjitha vajzave të tjera.”
Pas këtij zbulimi, antarët e jurisë kanë vendosur ta skualifikojnë djalin nga gara dhe të mos japin asnjë deklaratë për këtë ndodhi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button