fbpx
AktualitetKurioziteteLajme

AktualitetI shpallur në kërkim për mashtrim, italiani arrestohet në Tiranë

AktualitetI shpallur në kërkim për mashtrim, italiani arrestohet në Tiranë

Arrestohet në Tiranë shtetasi italian Gabriele Tarroni Longinotti, i akuzuar për mashtrim ndërkombëtar në vlerën e 1 milionë eurove.

Arrestimi ka ndodhur më 29 mars 2021. Italiani akuzohet për mashtrim ndërkombëtar ndaj kompanisë BP të cilës i ka vjedhur shumën prej 1 milion eurosh si dhe akuzohet falsifikim dokumentash bankare.
Ndërkohë që pas arrestimit, 49-vjeçari Longinotti pritet të ekstradohet drejt Italisë. Krahas tij nën hetim është vënë dhe shoqëria GALA me seli në Tiranë me administrator po Gabriele Tarroni Longinotti.

Ngjarja u raportua edhe nga policia shqiptare, ku në një njoftim për mediat, në ato ditë, policia raportoi se: “Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës, për shtetasin italian në kërkim G. L., 49 vjeç, i kapur nga shërbimet e P. K. K. Rinas, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, shkruan ‘Dosja’.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button