fbpx
AktualitetBotaKurioziteteLajme

Aktualitet Krim i rëndë në Itali, shqiptari vret me çekiç bashkëshorten 39-vjeçare

Aktualitet Krim i rëndë në Itali, shqiptari vret me çekiç bashkëshorten 39-vjeçare

Një 51-vjeçar shqiptar në Itali ka vrarë me çekiç bashkëshorten e tij. Mediat në Itali bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtëpinë e tyre në Pove del Grappa.

Autori i krimit është identifikuar si Gëzim Alla dhe punonte në sektorin e përpunimit të hekurit, ka qëlluar për vdekje bashkëshorten 39-vjeçare Dorina Alla.

Sipas raportimeve ai e ka qëlluar disa herë me çekiç, duke i shkaktuar vdekjen pas një sherri që kishin pasur ditët e fundit. Po ashtu bëhet me dije se krimi i rëndë ka ndodhur në sy të dy fëmijëve të mitur.

Pas krimit ai ka marrë në telefon policinë dhe ka treguar të gjithë ngjarjen dhe brenda pak minutave është arrestuar. Efektivët e Bassano del Grappa ndërhynë menjëherë dhe pas mbërritjes së ambulancës konstatuan se 39-vjeçarja kishte ndërruar jetë në vend.

Ende nuk është zbardhur shkaku i vërtetë i krimit, por në hetimet e para tregojnë që shkak është bërë një konflikt mes tyre. Fqinjët kanë treguar për mediat lokale se ishte një familje e qetë dhe e rezervuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button