fbpx
EkonomiLajme

Lajm i keq për duhanpirësit, qeveria e këtij vendi vendos “zhdukjen” e cigareve nga tregu: Duam të rrisim një brez pa duhan.

Lajm i keq për duhanpirësit, qeveria e këtij vendi vendos “zhdukjen” e cigareve nga tregu: Duam të rrisim një brez pa duhan.

Duhanpirja është kthyer një problem shqetësues për të gjithë. Mjekë të shumtë çdo ditë apelojnë që qytetarët të përpiqen mos konsumojnë më duhan pasi dëmtojnë shëndetin e tyre.

Mesa duket Zelanda e Re së fundmi ka vendosur që të “zhdukë” njëherë e mirë problemet me duhanpirësit.

Qeveria ka propozuar një ligj për ndalimin e pirjes së duhanin nga gjeneratat e ardhshme dhe ta çojnë vendin më afër qëllimit të tij për të qenë “pa duhan” deri në vitin 2025.

Sipas mediave të huaja, planet përfshijnë rritjen graduale të moshës ligjore të pirjes së duhanit, e cila mund të shtrihet në një ndalim të shitjes së cigareve dhe produkteve të duhanit tek kushdo që ka lindur pas vitit 2004, duke e bërë pirjen e duhanit në mënyrë efektive të paligjshme për atë brez.

Gjithashtu në shqyrtim ishte një ulje e ndjeshme e nivelit të nikotinës së lejuar në produktet e duhanit, ndalimi i filtrave, caktimi i një çmimi minimal për duhanin dhe kufizimi i vendeve ku duhani dhe cigarja mund të shiten.

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Ayesha Verrall ka thënë se vendi ka nevojë për ndryshime dhe për një qasje të re.

“Rreth 4,500 banorë të Zelandës së Re vdesin çdo vit nga duhani, dhe ne duhet të bëjmë përparim të përshpejtuar që të jemi në gjendje ta arrijmë atë qëllim. Propozimet u mirëpritën nga një numër i organizatave të shëndetit publik”- tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button