fbpx
AktualitetKurioziteteLajme

Janullatos, apel për 25 Prillin: Votoni njerëzit e pastër që e çojnë Shqipërinë përpara

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë fton të gjithë besimtarët e saj dhe të gjithë qytetarët e vendit të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 Prillit, pasi sipas Anastas Janullatos është një e drejtë dhe detyrim i patjetërsueshëm.

Në mesazhin e tij për qytetarët Janullatos shprehet se në 25 Prill duhet të zgjedhim njerëzit e pastër që e çojnë Shqipërinë përpara.

“Sikundër e dimë të Dielën tjetër do të kemi Zgjedhjet e Përgjithshme në Shqipëri.Dua që të rikujtoj edhe njëherë tjetër mendimin tonë si Kishë Orthodhokse.

E kemi theksuar që në vitin e parë se Kisha jonë nuk merret me Partitë Politike dhe as nuk përzihet në çështjet politike që ka vendi.

Ky është parimi i parë që ne si Kishë kemi ndjekur.

Por ka dhe një parim të dytë që është mjaft i rëndësishëm – ne, të Krishterët Orthodhoksë, si qytetarë të këtij vendi – duhet të jemi të përgjegjshëm dhe kemi detyrimin për të votuar. Nuk mund të themi jemi indiferentë dhe nuk merremi me çështje të tilla si këto.

Mënyra se si zgjedhim – kriteri ynë është mjaft i rëndësishëm – zgjedhim njerëz të cilët janë të pastër, që nuk vënë më parë “Unin” e tyre dhe më pas vijmë “Ne” dhe kanë aftësinë për ta çuar vendin aty ku është përparimi, kuptimi i ndërsjellë dhe ecja përpara.

Dhe e përsëris – E drejta për të votuar është një detyrim mjaft i rëndësishëm që kemi ne” mbyllet mesazhi.

Pak ditë më parë Komuniteti Mysliman Shqiptar kërkoi nga qytetarët që të ruajnë dinjitetin dhe të mos e shesin votën. Ndërkohë që Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta tha se nuk është rasti të votohen kandidatë me të kaluar të dyshimtë.

/a.r

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button