fbpx
AktualitetKurioziteteLajme

Gold AG me dedikim prekës për të atin: Vetëm Zoti e di sa më ka marrë malli

Gold AG me dedikim prekës për të atin: Vetëm Zoti e di sa më ka marrë malli

 

Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, është mjaft aktiv dhe i hapur me fansat e publikun në rrjete sociale.
Ai ndan imazhe e video të ndryshme teksa nuk mungon me postime edhe nga përditshëmria, siç ka ndodhur me këtë të fundit.

I njëjti duket se po qëndron në vendlindjen e tij Preshevë dhe tregon se ka vizituar varrin e të atit që ndërroi jetë shumë vite më parë.

Gold AG (Foto: Instagram)

Në postimin e ndarë në rrjete sociale, Arian Agushi (emri i vërtetë) thotë se ndjen mall të madh për të.

“I madhi Zot e di sa më ka marrë malli”, ka shkruar ai.
Në fillim të këtij viti, reperi theksoi se vizitoi varrin e të atit pas tri vitesh pasi që një kohë nuk i lejohej të shkonte në Preshevë.
Ai tashmë është bërë edhe baba i një djali të quajtur, Gueril. /Telegrafi/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button