fbpx
Politika

Nesër fluturimi i parë në Aeroportin e Kukësit. E dini kush do jenë pasagjerët VIP? Çunat çamarrokë të fejsbukut…

Kryeministri Rama publikon një video të Aeroportit të Kukësit, ku nesër (18 prill) është lajmëruar se do të bëhet fluturimi i parë dhe aty do të ulen “çunat” që kanë sharë Ramën nga Londra.

“Kukës – Aeroporti Ndërkombëtar “Zayed – Flatrat e Veriut”, gati për fluturimin e parë me pasagjerët VIP, çunat çamarrokë të fejsbukut nga Londra. KUJDES MOS ËSHTË 3D”, shkruan Rama.

Ndërkohë, ministrja Balluku që ka qenë për inspektim në Kukës, ndoshta dje duke u nisur nga pamjet, tha se “çunat e Londrës” janë rezervuar dhe nesër do të zbresin në Kukës, duke u bërë pasagjerët e parë të këtij Aeroporti.

“Mua më rezulton që po. Nga të dhënat që më rezultojnë nga koncesionari, se do jetë fluturim promocional pa asnjë pagesë, më rezulton se çunat e Londrës janë të rezervuar dhe i pret kryeministri siç ua ka premtuar”, tha ministrja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button