fbpx
Show-Biz

“Jam single, ishte si një rrufe në qiell të hapur”, Rozana Radi ndahet nga i dashuri: Do iki që ta festoj me ministrin Ahmetaj në Turqi

Artisja e njohur Rozana Radi ka zbuluar se i ka dhënë fund lidhjes disavjeçare me partnerin e saj, i cili ishte një punonjës i Policisë Gjyqësore. Edhe pse të gjithë prisnin dasmën, Rozi i ka treguar koleges së saj Fiori së tashmë është single, dhe pret që të dalë për darkë me ministrin Arben Ahmetaj në Turqi.

Me nota humori, Fiori vijon më tej duke thënë që të paktën të shkojë në Dubai, teksa shton se as single nuk di të jetë. “Jam ndarë me të dashurin dhe kam humbur fare. Duartrokisni! Bravo! Faleminderit! Jam single dhe e sigurt!”- shprehet Rozana, ndërsa e pyetur nga Fiori “Si ndodhi?”, ajo vazhdon: “Si rrufe në qiell të hapur. Do ta festojmë ee dhe do ha një darkë me Arben Ahmetajn në Turqi.”

Rozana po jetonte prej vitesh një histori të bukur dashurie. Kujtojmë se në gusht të vitit 2018-të ajo zyrtarizoi lidhjen disavjeçare me fejesë. Po ashtu, në verën e vitit të kaluar në një intervistë në Instastory me fansat e saj, Rozana jo vetëm që konfirmoi se do t’i japë fund beqarisë, por tha se dasma do të ndodhë më shpejt nga ç’e kemi pritur.

Nuk dihet nëse kjo është një shaka nga Rozana, apo çifti ka vendosur që rrugët e tyre të ndahen përgjithmonë.

(E.K/Faxweb.al)

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button