fbpx
AktualitetKurioziteteLajme

“Defender Europe 21”/ Shqipëria mirëpret stërvitjen më të madhe ushtarake, anija e parë amerikane zbarkon në Durrës

“Defender Europe 21”/ Shqipëria mirëpret stërvitjen më të madhe ushtarake, anija e parë amerikane zbarkon në Durrës

Pasditen e djeshme ka mbërritur në portin e Durrësit anija e parë ushtarake amerikane “USAV MG CHARLES” e cila ka nisur dhe zbarkimin e trupave të para ushtarake dhe të logjistikës që do të përdoret për stërvitjen “Defender Europe 21”

Stërvitja me trupa të ushtrisë amerikane “Defender Europe /21, që nga viti 1995, konsiderohet si një nga më të mëdhatë në Europë.

Kjo stërvitje, mikpritëse e së cilës do të jetë Shqipëria, do të drejtohet nga Komanda e Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe do të zhvillohet nga 1 maj- 14 qershor të këtij viti dhe do të shtrihet në disa vende të Ballkanit dhe të Detit të Zi.

Në të do të marrin pjesë mbi 17 mijë trupa amerikane dhe 14 mijë të tjera nga 26 vende anëtare të NATO-s, që do të vënë në dispozicion të stërvitjes edhe mjete ushtarake.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, 4 mijë ushtarë amerikanë do të vendosen në Shqipëri dhe pjesa tjetër do të zhvendoset në vendet fqinje. Siç mëson Ora News, kalatat nr 1, 2, 3 të Portit të Durrësit do të vihen në dispozicion të kësaj stërvitjeje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button