fbpx
BotaLajme

Vetëm 3% e tokës, e paprekur nga njeriu

Vetëm 3% e tokës, e paprekur nga njeriu

Vetem 3% e tokave të planetit tonë janë të paprekura ende. Ky është rrezultati i një studimi nga profesorë të Universitetve të Cambridge dhe Queensland të publikuar në revistën shkencore Global Change.

Sot ne jetojmë në epokën gjeologjike Antropocene, e cila karakterizohet nga një mjedis që është i kondicionuar fort si në shkallë lokale ashtu edhe globale nga veprimi i njeriut, në të gjitha nivelet, kimike, fizike e biologjike.

Dhe nga studimi rezulton se ky efekt është shkatërrues. Tokat e paprekura deri më tani nga njeriu, gjenden kryesisht në pyjet tropikale të Amazonës, Kongos, në Siberinë lindore, në tundrën kanadeze dhe në shkretëtirën e Saharasë.

Me pak fjalë, janë të gjitha zona që është shumë e vështirë të aksesohen. Studime të mëparshme të realizuarta nëpërmjet fotove satelitore jepnin të tjera statistika, dhe përllogaritej që 20-40% e Tokës të ishte e paprekur nga njeriu dhe veprimtaria e tij.

Por studimi i fundit konfirmon faktin se prej fotove nga hapësira nuk mund të dallohet gjendja siç ndodh nga terreni. Dhe thelbi qëndron se veprimtaria e njeriut ka prishur ekuilibrat natyrore edhe të kafshëve, duke sjellë pasoja zinxhir, të gjitha negative.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button