fbpx
Show-Biz

Dy nga vajzat kërkojnë rikthimin e tij në Për’puthen, por…/ A do rikthehet “Loco”?

Këtë të premte në “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi ishte i pranishëm Elvis Lushi (Loco) sipërmarrës dhe njëherësh ish-personazh në Përputhen. Gjatë bisedës për ngjarjet e shumta në këtë reality, por dhe simpatinë që ai ka për Sindin, Ermali e pyet nëse e ka menduar që të rikthehet. Elvisi nënvizoi se pavarësisht se ka kërkesa nga personazhet për t’u kthyer ai nuk do të jetë më pjesë e reality shoë.

“Nga informacione të sigurta janë dy personazhe aty vajza që i kanë bërë kërkesë produksionit që unë të rikthehem. Pas këtij momenti produksioni jo vetëm që e s’e ka refuzuar por s’e ka marrë parasysh fare. Ua ka lënë mesazhet seen, fakti që produksioni nuk më do tani më aty, pse duhet të dua unë”.

Duke folur për rikthimet, si e shikon ai rikthimin e Atdheut? Janë cënuar tani raportet e tyre? Loco mohon prishjen e miqësisë, aq më tepër për njohjen me Antonelën. Pranon që njohja e tyre duket pak çuditshëm, por i respekton në vendimet e tyre.


Në mbyllje të bisedës Ermali e pyet nëse ka një personazh nga programi që nuk do I bënte tatuazh. “Nuk do t’i bëja tatuazh Arjanit”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button