Politika

Blendi Fevziu zbulon bisedat e fshehta me deputetët dhe rrëfen sekretin e errët, paralajmëron shqiptarët

Gazetari dhe moderatori i mirënjohur Blendi Feviziu ka zbuluar së fundmi bisedat e tij me disa deputetë që po garojnë për herë të parë në zgjedhjet e 25 prillit.

Ai theksoi se ka shumë figura politike që telefonojnë qytetarët në mënyrë që tu blejnë votën dhe fatkeqësit ka dhe shumë qytetarë që pranojnë një pakt të tillë. Sakaq, Fevziu u dha një mesazh të fortë të gjithë shqiptarëve që në asnjë mënyrë apo rrethanë të mos e shesin votën e tyre.

“Një pjesë e qytetarëve që ata kontaktojnë kërkojnë të marrin një vlerë për votën që ata japin. Do doja ta bëja sot thirrje, do ta bëj dhe ditët në vijim. Mos kërkoni të shisni votën tuaj se nuk ka mjerim më të madh. Në qoftë se doni të përcaktoni të ardhmen tuaj, në qoftë se doni të zgjidhni të ardhmen tuaj, në qoftë se doni t’i jepni një të ardhme fëmijëve tuaj mos e shisni votën, por përdoreni atë sipas bindjeve që keni për të mirën tuaj, për të mirën personale, për të mirën e familjes tuaj, për të mirën e qytetarëve të Shqipërisë.” -tha Blendi ndër të tjera.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button