fbpx
DiasporaKosova

Në qeverinë Kurti, lehonat do të marrin nga 250 euro në muaj, fëmijët deri në 2 vjeç 20 euro në muaj

Albin Kurti, në cilësinë e kryeministërit, në ekspozenë e tij para deputetëve të Kuvendit, para se të marr votën për të drejtuar qeverinë, ka thënë se prioritet i punës së tij do të jenë edhe mirëqenia për fëmijët.

Ai ka premtuar shtesa për fëmijë dhe nëna lehone.

“Për fëmijët deri 2 vjeç do të ndahen 20 euro në muaj, kurse nga 2 vjeç deri në 16 nga 10 euro në muaj”, ka thënë ai, shkruan Reporteri.net.

Ai ka premtuar edhe rimbursim për familjet me më pak të ardhura.

“Një familje më me pak se 7 mijë euro në vit do të marrë 50 euro rimbursim. Më pak se 6000 euro në vit do t’i ndahen 100 euro, familjet me më pak se 5 mijë do t’i ndahen 150 euro”, tha Kurti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button