fbpx
Politika

Monika Kryemadhi: Nuk fle më në shtrat me Metën, Iliri vdès për diçka tjetër

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka deklaruar se nuk fle me presidentin Ilir Meta. Sipas saj, presidenti aktualisht është angazhuar me kushtetutën dhe demokracinë, ndaj e ka lënë pas dore marrëdhënien bashkëshortore.

“Me këtë moshë që jemi ne, nuk i hyjmë në punë njëri-tjetrit. Aktualisht nuk fle me presidentin. Është me kushtetutën dhe demokracinë”, ka deklaruar Kryemadhi.

Nga cila anë mban kushtetutën dhe nga cila ty?

Kryemadhi: Unë do ta shkruaj kushtetutën më 25 prill. Jemi puthur me fshehtësi, por nuk mendoj që është shumë e rëndësishme se na janë bërë fëmijët nga 20 e ca vjeç. Sebep është bërë PS. Po përsëri sebep do të jetë PS që socialistët të votojnë LSI.

Do martoheshe prapë me Ilir Metën?

Kryemadhi: Nuk bëhet në kohë fushata se jam dënuar me pushkatim, me dënim të përjetshëm. Në periudhë fushatash nuk pyetet për dashuri.

Një gjë që nuk të pëlqen tek Meta?

Kryemadhi: Vdes për thashetheme. E ka me dëshirë të madhe që t’i dëgjojë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button