fbpx
BotaKurioziteteLajme

Kjo është 100 vjeçarja që pi 20 birra çdo ditë!

 

Robertine Houbrechts nga fshati belg, Muizen, është pothuajse 100 vjeçe, ndërkohë që çdo natë ajo ende pi deri në 20 birra në barin e saj të preferuar, shkruhet në faqen e internetit today.it.

“Unë gjithmonë dal e fundit, por mjeku ma lejon”, i tha ajo gazetës belge ”Het Laatste Nieuws”.

“Robertine vjen këtu pothuajse çdo natë, e shoqëruar nga djali i saj Felix, i cili jeton në shtëpi me të, ndërsa shumica e bashkëmoshatarëve të saj bëhen gati për të fjetur. Ajo është sigurisht vizitorja më e vjetër dhe më besnike e lokalit tonë. Të gjithë e njohin atë dhe ajo i njeh të gjithë”, shprehet pronari i lokalit, Fanny Waegemans.

“Çdo mbrëmje, rreth orës tetë do të më gjesh këtu”, thotë Robertine.

 

Ajo pi gjithmonë ”Jupiler”. Ajo nuk pi asgjë tjetër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button