Bota

“Defender 21″/ Stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkan, Yuri Kim: 6000 trupa do vijnë në Shqipëri

E ftuar në emisionin “Përballë”, Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, tregoi rëndësinë që ka stërvitja “Defender 21”, e cila do të zhvillohet në Shqipëri dhe do të marrin pjesë 26 shtete.

Kim tha se SHBA nëpërmjet kësaj stërvitje, tenton të tregojë se është forca ushtarake më e pashoqë në botë, e së bashku e se së bashku me aleatët është e gatshme të fitojë çdo konfrontim ushtarak. Ajo tha se për këtë stërvitje është zgjedhur pikërisht Shqipëria, për shkak të rëndësisë së saj gjeostrategjike.

“Mendoj që tregon se Shtetet e Bashkuara janë serioze.

Kur themi se do të forcojmë marrëdhëniet me miqtë dhe aleatët tanë, se kemi në plan të mbetemi aleanca ushtarake, forca ushtarake më e pashoqe në botë, për ta bërë këtë, duhet të stërvitesh, të praktikohesh dhe kjo është një nga ato ngjarje ku do të provojmë sa shpejt dhe efektshëm mund të sjellim trupa dhe pajisje nga e gjithë bota në Europë, sa shpejt dhe efektshëm mund t’i lëvizim ato drejt Detit të Zi dhe në fund të sigurojmë që, nëse ndonjëherë do të bëhet e nevojshme për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, që do të fitonim në çdo konfrontim ushtarak.

Ky është synimi dhe zgjodhëm ta bëjmë këtë në Shqipëri sepse, e para, kushdo që sheh hartën do kuptojë rëndësinë gjeostrategjike të Shqipërisë. Mendoj edhe se ky është çasti i duhur për të ecur përpara në këto tre drejtime: demokraci, mbrojtje, biznes.

E përsëris prapë, këto tre gjëra janë të lidhura, nuk janë të pavarura ndaj e presim me kënaqësi atë. Do të jenë deri në 6,000 trupa që do të vijnë. Koj do të përfshijë rreth 26 vende të ndryshme që do të kontribuojnë trupa dhe pajisje dhe besoj se stërvitjet do të zhvillohen në rreth 30 pika të ndryshme nëpër 12 vende në Europën Qendrore dhe Ballkanin Perëndimor. Domethënë do të jetë diçka e madhe. Ka qenë e planifikuar shumë kohë përpara se të caktohej data e zgjedhjeve në Shqipëri ndaj nuk dua të ketë ndonjë konfuzion për këtë. Ka qenë…”, u shpreh Kim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button