AktualitetKurioziteteLajme

Ja përfitimet marramendse të deputetëve/ Nga pasaporta diplomatike tek pensioni suplementar e deri tek karburant e shërbimi telefonik

Ja përfitimet marramendse të deputetëve/ Nga pasaporta diplomatike tek pensioni suplementar e deri tek karburant e shërbimi telefonik

Ajo që e bën të duket në kufinjtë e abuzimit këtë të drejtë të mbështetur në ligj është fakti se shpeshherë ka një disnivel të madh mes të mirave që marrin dhe nivelit të përfaqësimit në parlament.
Majlinda Halilaj, deputetja e Opozitës së re, e njohur ndryshe si “kërpërata”, u bë e famshme gjatë të vetmit fjalim që mbajti në parlament. Ajo u bë lajm negativ në të gjitha mediat, por pavarësisht problemeve serioze që ajo shfaqi, ajo paguhet madje më shumë se disa deputetë të tjerë aktivë në parlament.
“Është i mbushur me njerëz që bëjnë kalkulime ngushtësisht personale.

Shumë e turpshme, që një deputet i Shqipërisë të mos dijë të artikulojë apo të prezantojë vetveten. Kjo vjen se ata nuk janë si përfaqësues të elektoratit, por janë të përzgjedhurit e një dëshire, të një monopoli apo afere brenda një partie politike të të gjithë fuqisë që ka kryetari për të përzgjedhur” u shpreh Gerta Meta, Eksperte
“Më shumë janë delegatë të kryetarëve të partisë që i zgjedhin sesa përfaqësues dinjitoz të shqiptarëve. Janë nën nivelin mediokër të shoqërisë dhe kjo bën që të jenë të bindurit e kryetarit të partise” u shpreh Brizida Gjikondi, Aktiviste
Le të shohim se cilat janë përfitimet konkrete të një deputeti.
Më konkretisht një deputet që vjen nga rrethet, merr mesatarisht çdo muaj 40 mijë lekë karburant, ndërkohë ata që janë nga Tirana, Lezha, Durrësi, Elbasani apo Lushnja përfitojnë deri në 300-325 mijë lekë në muaj karburant.
Shërbimi telefonik i cili i ka ulur çmimet në mënyrë drastike dhe ka oferta të jashtëzakonshme, duket se ka mbetur i njëjtë që nga viti 1999 kur është miratuar ligji. Për çdo deputet, parlamenti shqiptar paguan prej dekadash një faturë të pakuptimtë prej 17 mijë lekësh të reja në muaj.
Dietat për udhëtime brenda vendit janë një tjetër “copë e majme” që futet në xhepin e deputetit. Referuar shpenzimeve të bëra publike nga vetë parlamenti, një deputet përfiton mesatarisht 80 mijë lekë të reja në muaj dieta, ku përfshihen ditët që kanë ardhur në Tiranë për të marrë pjesë në komisionet parlamenentare apo seancë, por edhe takimet që kanë zhvilluar me banorët e zonave të tyre.
Për çdo pjesëmarrje në komisionet parlamentare deputetët shpërblehen me 2 mijë lekë të reja, por nuk mund të marrin pjesë në më shumë se 12 komisione gjatë një muaji.
Për ata që janë të pastrehë buxheti i shtetit u rimburson qiranë e shtëpisë në vlerën e 35 mijë lekëve në muaj.
E nëse iu duhet të udhëtojnë, jashtë apo brenda vendit për qëllime pune, deputetëve nuk iu kursehen as shpenzimet për hotele.
Pra përveç pagës mujore, që është 118 mijë lekë neto deputetët përfitojnë mesatarisht 120 mijë lekë të reja në muaj nga këto përfitime, duke i çuar rrogën mujore deri në 240 mijë lekë.
Një pagesë kjo 4-5 herë më lartë, se paga mesatare bruto në vend, e cila sipas INSTAT gjatë vitit 2020 është përllogaritur të jetë 54.5 mijë lekë në muaj.
Për nënkryetaren e parlamentit, krahasuar me angazhimin që ka përfitimet e deputetëve nuk mund të konsiderohen shumë të mëdha.
“Nëse i krahasojmë me pensionet, apo të nivelit të pakualifikuar është më e lartë. Por po ti krahasosh me nivelin e pagave në disa pozicione në administratë është aty ose pak më e ulët, por po ta krahasosh me një prokuror apo gjyqtar është disa herë më e ulët” u shpreh Vasilika Hysi, N/kryetare e Parlamentit
Përkundër këtij opinioni ekspertët mendojnë se janë pikërisht këto privilegje që u jep ligji, që mbledh në parlament grenzat e gabuara.
“Kategoria e atyre që e konsiderojnë veten intelektualë dhe njerëz publike shumica e tyre hyjnë për një status dhe për një cv dhe nesër për një pension të posaçëm” u shpreh Afrim Krasniqi, Politolog. top channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button