Politika

Dogjën mandatet, por 58 deputetët e PD-LSI do të paguhen deri në 2022

Ligji është treguar shumë zemërgjerë edhe sa i përket atyre që braktisin parlamentin, apo e bojkotojnë atë.

Lanë mandatet, por 58 deputetët e Partisë Demokratike dhe LSI-së që braktisën parlamentin në shkurt 2019 do të vazhdojnë të marrin përfitime financiare deri më 2022.

Kjo do të thotë se ish-deputetëve të opozitës joparlamentare nuk do t’u mungojnë privilegjet edhe pas djegies së mandateve.

Neni 7 i ligjit për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit, tek kreu për pagesën kalimtare, parashikon që, pas largimit nga funksioni, u jepen dy paga mujore të funksionit dhe pas këtyre pagave marrin 50 për qind të pagës referuese bruto, për aq kohë sa kanë punuar në funksione të tilla, por jo më shumë se 3 vjet nga momenti i largimit nga ky funksion.

Në zbatim të këtij ligji deputetët e opozitës jashtëparlamentare, kanë përfituar dy paga të plotë dy muaj pas lënies së mandatit. Duke qenë se pagesa bruto është 156.770 mijë lekë të reja, secili prej tyre ka marrë 313 mijë lekë të reja për muajt mars dhe prill, megjithëse janë jashtë parlamenti.

Duke filluar nga muaji maj 2019 dhe deri në mars 2022 ata përfitojnë 50% të pagesës bruto mujore. Kjo përkthehet në 18 muaj për ata që mandatin e kishin për herë të parë dhe deri ne 3 vjet për ata që kanë më shumë se 1 mandat deputeti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button