fbpx
KurioziteteLajme

“Ça ka Kroacia më shumë?”, Rama: 5 mijë euro për këdo që e kthen në bujtinë shtëpinë e gjyshes

“Ça ka Kroacia më shumë?”, Rama: 5 mijë euro për këdo që e kthen në bujtinë shtëpinë e gjyshes

Gjatë fjalës së tij në takimin elektoral në Burrel, kryeministri Edi Rama u shpreh se një mazhorancë që triumfoi ndaj tërmetit dhe po triumfon ndaj pandemisë, mund të jetë edhe e ardhmja e vendit.
“Ëndrra që unë kam parë me sy hapur, ditën që vendosa të mos jem më emigrant në Paris. Edhe pse jeta ime në Paris nuk ka qenë e vështirë, me thënë të drejtën. Por të qëndroj këtu me bindjen e thellë se çfarë kam parë unë me sy hapur, Shqipëria është një majë e arritshme. Është një majë e arritshme. Çfarë ka Kroacia më shumë se ne? 4 milionë banorë, 9 aeroporte, vendi i shtatë i botës në turizëm. Pse ne të mos jemi kampionë të Ballkanit në turizëm dhe agroturizëm? Pse çdo familje shqiptare, buzë detit apo majë malit, të mos ketë më shumë të ardhura se sa duke ikur në emigracion e duke punuar për të tjerë, në lloj lloj punësh, në lloj lloj stresesh?, u shpreh Rama.
Ndërkohë ai u bëri thirrje emigrantëve që të rikthehen dhe të investojnë në vend në agro-turizëm.
Sipas tij, do t’i jepen 5 mijë euro çdo emigranti që kthehet në vend dhe kthen në bujtinë shtëpinë e vjetër të gjyshit, apo prindërve.
“Ne do i japim 5 mijë euro çdo djali, çdo vajze, çdo burri dhe gruaje që janë në emigracion dhe që duan të hapin shtëpinë e vjetër të gjyshit, të babës, për ta kthyer në një bujtinë, për të ndërtuar një agro-turizëm me produktet e zonës dhe për të fituar çdo muaj më shumë se sa fitojnë me punë për dikë tjetër atje në emigracion. Do i bëjmë një amnisti fiskale direkte për kursimet e tyre, pa i kërkuar llogari se nëse i kanë mbajtur në bankë apo poshtë jastëkut, mjafton mos jenë para krimi dhe të hidhen këtu. Italia rurale është e tëra e mbushur me iniciativat e njerëzve të zakonshëm që e kanë kthyer tokë, shtëpinë e tyre në burim të ardhurash të vazhdueshme dhe kjo është e mundur”, tha Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button