Show-Biz

“Biletat i keni nga unë”, Stresi publikon videon nga avioni: Do ta ulim në Kukës më 18 Prill (VIDEO)

Ministrja e Transporteve Belinda Balluku pak ditë më parë deklaroi se me datë 18 Prill do të inaugurohet Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit dhe do të kryhet fluturimi i parë.

Së fundmi reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi ka publikuar një video brenda një avioni ku shkruan se këtë aeroplan do ta ulë në aeroportin e Kukësit më datë 18 Prill.

“Biletat i keni falas! Do ta zbresim me çdo kusht në Kukës avionin më datën 18 Prill”, ka shkruar Stresi.

Ndërkohë ministrja Balluku ka publikuar disa foto të aeroportit të Kukësit ku po kryhen punimet e fundit.

“Përgatitjet e fundit në aeroportin e Kukësit, ku pak ditë na ndajnë nga fillimi i operimeve. Mbajmë premtimin për t’i dhënë Kukësit një vepër gjigande dhe Shqipërisë aeroportin e dytë ndërkombëtar”, ka shkruar Balluku.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button