KurioziteteLajme

EMRAT: Të shtëna me armë zjarri, plagosen tre persona në Mamurras, dy prej tyre efektivë policie

EMRAT: Të shtëna me armë zjarri, plagosen tre persona në Mamurras, dy prej tyre efektivë policie

Tre persona, dy prej të cilëve efektivë policie janë plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Mamurras.
Sipas ABC, dy policët e patrullës që kanë mbetur të plagosur janë Flamur Lleja dhe Ilir Zekaj. Ndërsa është plagosur edhe një qytetar i identifikuar si Nikoll Vorfi.

Mësohet se dy efektivët e policisë janë plagosur në këmbë. Sakaq, raportohet gjithashtu se policët aktualisht po marrin ndihmën mjekësore, ndërsa nuk dihen nëse kemi të bëjmë me një sulm ndaj tyre apo ngjarja ka qenë aksidentale, ndërkohë që nuk përjashtohet dhe një zënkë mes tyre./ b.h

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button