fbpx
BotaKurioziteteLajme

Më i vogli 6 muajsh, kush është Liliana e ‘tmerrshme’ që masakroi me thikë tre fëmijët e saj

Më i vogli 6 muajsh, kush është Liliana e ‘tmerrshme’ që masakroi me thikë tre fëmijët e saj

Një 30-vjeçare u arrestua pasi dyshohet se vrau tre fëmijët e saj në Los Angeles të SHBA. Ata ishin të gjithë nën moshën 5 vjeç. Oficerët e arrestuan Liliana Carrillo-s në Ponderosa, në Turale County, pas raportimeve për vjedhjen e një automjeti.

Carrillo po udhëtonte me një Toyota të vjedhur në kohën kur u arrestua. Pas kësaj, autoritetet policore e identifikuan atë si të dyshuarën kryesore për vrasjen e 3 fëmijëve mëngjesin e së shtunës, në perëndim të qytetit.

Sipas Departamentit të Policisë së Los Angeles (LAPD), të 3 fëmijët u gjetën të pajetë. Gjyshja e tyre tha se të vegjlit ishin të moshës 3 vjeç, 2 vjeç dhe 6 muajsh. Ishte ajo që i gjeti trupat e tyre të pajetë gjatë orëve të para së shtunës, përpara se të telefononte 911.

Ndonëse fillimisht u raportuar se ata ishin vrarë me thikë, LAPD tha të shtunën se shkaku i vdekjes dhe motivet mbeten ende për t’u përcaktuar.

Vrasja e tre të vegjëlve tronditi fqinjët të cilët u mblodhën në rrugë ndërkohë që hetuesit kishin rrethuar skenën e krimit. Një grua, e cila mësohet se kishte njohje me gjyshen e fëmijëve, duke folur për LA Times tha se nuk i kishte dëgjuar kurrë të bërtisnin dhe se ishin “fëmijë të bukur”.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button