AktualitetKurioziteteLajme

Bllokimi i rrugës në Laprakë/ Dorëzohet policia përpara fuqisë së qytetarëve

Bllokimi i rrugës në Laprakë/ Dorëzohet policia përpara fuqisë së qytetarëve

 

Banorët e mbledhur në protestë në zonën e Laprakës te lagjia ish-Kombinati “Josif Pashko”, kanë bërë vetë zhbllokimin e rrugës që lidh banesat e tyre me pjesën tjetër të kryeqytetit.
Pak pasi nisën protestën rreth orës 17:00, kundër bllokimit të kalimit të vetëm në lagjen e tyre që e lidh me zonën e ‘Don Boskos’, banorët u angazhuan personalisht në zhbllokimin e rrugës, madje dhe nën ‘hundën’ e policisë, e cila zgjodhi të mos reagonte por të merrej vetëm me menaxhimin e trafikut.
Banorët deklaruan në nisje të tubimit se kishte një mungesë informacioni nga nga e autoriteteve shtetërore se sa do të zgjasë bllokimi dhe cili është motivi i tij.
Në një reagim të menjëhershëm për FaxNews, drejtori i ARRSH Ergys Verdho, deklaroi se devijimi i trafikut ka ardhur si rezultat i planit të menaxhimit të trafikut te ish-sheshi Shqiponja, në mënyrë që të shmanget një kaos i mundshëm në kryqezimin e rruges “Vangjel Noti “ me rrugen “Gjergj Legisi”.

Burimi Arberianews.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button