LajmeShendetesi

“65 përqind janë imunizuar”, Sulçebe: Kur pritet të shihet efektiviteti i vaksinimit

“65 përqind janë imunizuar”, Sulçebe: Kur pritet të shihet efektiviteti i vaksinimit

Imunologu Genc Sulçebe thotë se për të parë efektivitetin e vaksinimit duhet të kalojnë së paku dy muaj. Në “Abc-ja e mëngjesit”, imunologu theksoi se imuniteti përsa i përket Tiranës ka kapur shifrën e 65 përqindshit por shtoi se ulja e numrit të rasteve nuk i dedikohet vaksinimit. Sipas tij, përqindja e imunitetit tashmë mund të rritet me vaksinimin.

“Duhet të jemi të ndërgjegjshëm se nuk ka efekt të menjëhershëm. Dhe në Izrael ku janë vaksinuar miliona ka akoma raste dhe vdekje. Duhet të presim 2-3 muaj të fillojë efekti i vaksinës. Nuk mund të themi që ulja e numrave i dedikohet vaksinës. Në vendin tonë e dimë historikun e infeksionit, vala e parë e 2020-ës ishte me një numër të pakët. Dolëm nga e para në fund të qershorit me një nivel imunizimi që u mat nga Akademia e Shkencave rreth 7 përqind.

E dyta ndodhi në kushtet kur u hap shoqëria në mënyrë të plotë dhe në këto ritme kemi vazhduar deri tani, vetëm me disa kufizime të pjesshme. Kemi patur një rritje mujore prej rreth 6-7 përqind siç e matëm në fund të 2020, ishim tek 45 përqind në Tiranë, ritmi ishte prej 5-7 përqind në muaj. Në fillim të Janarit ne ishim pothuajse afër 50 përqindshit, pas katër muajsh duke patur dhe valën e tretë në fillim të 2021 përpara se të shfaqej në Evropë.

Mesa dukej varianti anglez erdhi përpara në Shqipëri dhe tani duhet të jemi në fund të Prillit nga imuniteti mbrojtës kolektiv në Tiranë jemi te 60-65 përqind. Variantet e reja janë shumë ngjitës dhe përqindja e pragut të imunitetit është më e lartë. Shkon tek afër 80 përqind, ne mund ta rrisim me anë të vaksinës në qershor në Tiranë.”, theksoi Sulçebe.

Duke iu referuar rastit të një gruaje me tumor, nëse duhet të vaksinohet, imunologu theksoi: “Patjetër që po, për arsye se sistemi imunitar i saj funksionon, kimio bën një  frenim por megjithatë mund dhe duhet të vaksinohet pa asnjë problem. Që të jemi objektiv në këto indidivë që kanë një problem të sistemit imunitar rekomandohet një vaksinë që të jetë sa më imunogene, Pfizer do të ishte më e mirë në këto raste.”, tha Sulçebe. /abcnews.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button