AktualitetKurioziteteLajme

Vendimet e Komitetit Teknik të Ekspertëve/ Nga nesër ndryshon ora policore, Manastirliu: Hapen fluturimet me Britaninë e Madhe.

Vendimet e Komitetit Teknik të Ekspertëve/ Nga nesër ndryshon ora policore, Manastirliu: Hapen fluturimet me Britaninë e Madhe.

TIRANË

Ndryshon ora policore, rikthehen fluturimet me Britaninë e Madhe. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në një komunikim me median pas mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekspertëve ka bërë të ditur vendimet e reja.

Nisur nga situata epidemiologjike dhe ecuria e procesit të vaksinimit antiCOVID, Manastirliu deklaroi se kufizimet për aktivitet dhe lëvizjet do të jenë në orën 22:00- 06:00 dhe gjithashtu do të rihapen fluturimet me Britaninë e Madhe.

“Në vlerësim të situatës së 6 javëve të fundit Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur zgjatjen e orës së lejuar të qarkullimit të qytetarëve deri në orën 22:00 të mbrëmjes duke filluar nga dita e nesërme data 12 Prill. Po kështu aktivitetin e bareve dhe restoranteve. Do të vijojë të mbeten në fuqi të gjitha masat e orës police nga ora 22:00- 06:00 të mengjesit. Impakti i lehtësimit të mësipërm do të monitorohen në vazhdimësi nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për një periudhë dy javore. Gjithashtu duke marrë në konsideratë përmirësimin e ndjeshëm të situatës së epidemisë në Mbretërinë e Bashkuar një shtet i cili ka pasur një ecuri shembullore sa i përket vaksinimit, e cila është pasyqruar me rënien e ndjeshme të të shtruarve në spitale dhe fataliteteve Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar rihapjen e fluturimeve me këtë shtet”, deklaroi Manastirliu.

Duke bërë me dije se lehtësimet po vijnë si rezultat i situatës dhe muajit të shenjtë të Ramazanit, Manastirliu u ka bërë apel qytetarëve të vijojnë në zbatimin e masave antiCOVID.

“Situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme me tendencë në rënie të incidencës dhe kjo është vënë re nga java e tretë e marsit dhe në vijim. Rënie është vënë re edhe sa i takon përqindjes së pozitivitetit të rasteve të reja ku gjatë javëve të fundit ka rënë deri në 12%. Rënia shënohet edhe në shtrimet në spitale. Prej 4 ditësh nuk ka pacientë në Spitalin COVID 4, i cili do vijoj të jetë në gatishmëri, por që pa dyshim është një tregues pozitiv i situatës në spitale. Aktualisht niveli i shfrytëzimit të shtratit është nën 30%, ndërsa terapia intensive nën 13%. Më duhet të shtoj se kemi patur një tjetër arsye që na ka motivuar në vendimin tonë. Lehtësimi i agjërimit për besimtarët myslimanë në muajin e shenjtë të Ramazanit që nis në datën 13 prill, duke uruar një muaj sa më të lehtë dhe të mbarë dëshiroj të përsëris thirrjen time që të mbajmë parasysh dhe mos neglizhojmë asnjë moment distancimi, maskën, higjenën”, tha ministrja.

Duke folur për procesin e vaksinimit Manastirliu tha se sot ka vijuar vaksinimi i moshave mbi 65 vjeç dhe ditë e hënë vijon mbi 60 vjeç. Që prej fillimit të vaksinimit antiCOVID janë kryer në total 256,848 vaksinime. Vendimet e Komitetit Teknik të Ekspertëve do të jenë në fuqi për 2 javët e ardhshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button