LajmePolitika

SKANDALI/ Zbulohet vila luksoze e Jorida Tabakut në kompleksin “Vala Mar” në Gjirin e Lalzit, ia mori “oligarkut” që sulmoi për ndërtimin e “Sami Frashërit”

Pak javë më parë, Jorida Tabaku nuk linte asnjë ditë pa sulmuar projektin e shkollës “Sami Frashëri” në Tiranë, e cila po rindërtohet nga Bashkia e Tiranës pasi u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Në qendër të akuzave të përditshme të ish nxënëses së këtij gjimnazi, dukej se ishte bashkia e Tiranës, por mbase, siç thotë një shprehje të vjetër, “lepuri flinte diku tjetër”

Pak javë më parë, Jorida Tabaku nuk linte asnjë ditë pa sulmuar projektin e shkollës “Sami Frashëri” në Tiranë, e cila po rindërtohet nga Bashkia e Tiranës pasi u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Në qendër të akuzave të përditshme të ish nxënëses së këtij gjimnazi, dukej se ishte bashkia e Tiranës, por mbase, siç thotë një shprehje të vjetër, “lepuri flinte diku tjetër”.

Thuajse në të njëjtën periudhë me akuzat për ndërtimin e “Sami Frashërit”, ish deputetja e PD dhe një nga kandidatet kryesore të demokratëve në listën e Tiranës, Jorida Tabaku, rezulton se ka në pronësi një supervilë, në një nga resortet më të shtrenjta në Gjirin e Lalzit.

Edhe më e çuditshme është se kompleksi ku bën pjesë vila luksoze e Tabakut është ndërtuar pikërisht nga firma ndërtuese që po rindërton gjimnazin “Sami Frashëri”, kompania e njohur “StarTek shpk”. Pas marrjes së vilës, Tabaku nuk e akuzoi më kompaninë për ndërtimin e shkollës, por akuzat u zhdukën si me magji. Të jetë një rastësi vallë?

Fjala është për një vilë dy katëshe në kompleksin “Vala Mar” në Gjirin e Lalzit, në një nga zonat rezidenciale më luksoze, ku jetojnë njerëzit më të pasur në Shqipëri, ku thuhet se zotëron një vilë edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Vila ka oborr, parkim të brendshëm, një verandë të stërmadhe, dy kate me disa tualete, buzë detit të Lalzit.

Mjafton një kërkim i thjeshtë online, në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve, dhe vërtetohet se StarTek sh.p.k, e cila ka ndërtuar “Vala Mar”, është edhe kompania që po ndërton shkollën “Sami Frashëri” në Tiranë.

Me sa duket, zyrtarëve të lartë të PD-së u pëlqen që ta kenë shtëpinë e pushimit pranë shtëpisë së kryetarit Basha në “Vala Mar”, e sidomos afër shtëpive të pushimit të Sali Berishës dhe Ilir Metës, të cilët janë rezidentë prej vitesh në Gjirin e Lalzit.

Ndërkaq, është e ditur se kreu i PD-së, Lulzim Basha ka përfituar edhe një vilë nga Agron Papuli në kompleksin luksoz “Long Hill” në Lundër, në të cilën thotë se jeton me qira, por nuk ka bërë publike asnjëherë asnjë kontratë qiraje./Lexo.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button