fbpx
Shqiperia

“Shqipëria e Madhe do të bëhet me pushkë apo referendum”, zyrtari serb i përgjigjet LVV-së me ironi

“Shqipëria e Madhe do të bëhet me pushkë apo referendum”, zyrtari serb i përgjigjet LVV-së me ironi

Drejtori i të ashtuquajtëres zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka reaguar lidhur me deklaratën e zyrtari të Lëvizjes Vetëvendosja, Fidan Ademi, i cili tha se bashkimi i Kosovë me Shqipërinë do të bëhet, më pushkë apo me referendum.
Petar Petkoviq ka shkruar në Twitter një pyetje drejtuar  liderit të LVV-së dhe kryeministrit te Kosovës,  Albin Kurti se “a nënkuptojnë kërcënime të tilla me pushkë se krijimi i ‘Shqipërisë së Madhe’ është ndër prioritetet tuaja kryesore?”
“Ku e vendosni dialogun në atë rast,  në vendin e pestë apo më poshtë?  Nuk ka vend për armë në tryezën e negociatave! E ardhmja është në paqe!”,tha  Petkoviq.
Fidan Ademi, drejtor i inspektimit në komunën e Kosovska Mitrovica, përndryshe anëtar i Vetëvendosjes,  shkroi sot se : “Një ditë,patjetër, do bashkohet Shqipnia-prej grykës së pushkës, flakës së barotit a kutisë së referendumit!”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button