fbpx
LajmeShqiperia

Lajmi fundit/ Zjarr në garazhin e një pallati në kryeqytet, policia evakuon me emergjencë banorët

Garazhi i një pallati në rrugën “Fadil Deliu” në kryeqytet është përfshirë nga flakët rreth orës 07:30 të mëngjesit të sotëm.

Shërbimi zjarrfikës së bashku me Policinë e Shtetit kanë bërë të mundur evakuimin e banorëve dhe vënien nën kontroll të flakëve. Grupi hetimor ndohet në vendngjarje dhe po heton mbi shkaqet e rënies së zjarrit.

Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:30, në rrugën “Fadil Deliu” ka rënë zjarr në garazhdin e një pallati.

Sherbimet e zjarrëfikses dhe sherbimet e Policisë po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve si dhe neutralizimin e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button