fbpx
Lajme

I ngulì thìkën në fýt, kjo është nusjà që màsàkroì vjéhrrën: Bërtìtì se i dhemb kokà.. (foto)

Një krim në familje tronditi sot Dibrën, ku nusja masakroi me thikë vjehrrën e saj pas një sherri mes tyre. Në media janë publikuar edhe fotot e autores së krimit të rëndë. Gruaja që shihni në këtë foto është Miranda Markja, nusja 44-vjeçare që i mori jetën vjehrrës së saj, Naile Markja në Maqellarë të Dibrës.

(Foto e publikuar nga FaxNews.al)

Sherri vjehrrë e nuse nisi për motive banale ndërsa më herët, 74-vjeçarja kishte kërkuar ndihmën e autoriteteve për nusen duke kërkuar urdhër-mbrojtjeje.

Debati mes tyre degradoi derisa Miranda e qëlloi me thikë duke e lënë të vdekur në vend. Trupi i pajetë u gjet nga djali i viktimës 6 orë pas ngjarjes. Çifti ishin prindër të 3 fëmijëve të mitur. Mësohet se nusja ia ka ngulur fillimisht në fyt thikën vjehrrës. Më pas ia ka ngulur edhe dy herë në bark e kraharor, duke i marrë jetën.


Sipas banorëve të zonës, kur nusja ka dalë jashtë, iu ka thënë fëmijëve se vjehrrës i dhimbte koka ndaj edhe kishte bërtitur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button