fbpx
Shqiperia

FOTO / Sot, 36 vite nga vdekja e Enver Hoxhës dhe një sondazh i OSBE: 45% e shqiptarëve e duan ende!

Më 11 prill 1985 ndërroi jetë Enver Hoxha, diktatori komunist i Shqipërisë. 36 vite më parë, për shumë shqiptarë ishte një ditë e trishtë.
Enver Hoxha ishte kryeministër i Shqipërisë në vitet 1944-1954 dhe në kohë të ndryshme ka shërbyer si ministër i Jashtëm dhe si ministër i Mbrojtjes.

Ai ishte zgjedhur në krye të Komitetit Antifashist Nacionalçlirimtar në 24 maj të vitit 1944, komitet i cili u shndërrua në Qeverinë e Përkohshme Demokratike në tetor të vitit 1944.
Qeveria e tij hyri në Tiranë në nëntor të vitit 1944.
I lindur më 16 tetor të vitit 1908, udhëheqësi më jetëgjatë në historinë shqiptare, ka mbajtur thuajse gjatë gjithë periudhës detyrën e sekretarit të Parë të Komitetit Qendror (e barazvlefshme me atë të kryetarit të partisë), detyrën e kryetarit të Frontit Demokratik dhe postin e komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare (më pas Ushtria Popullore).
Sipas një ankete të OSBE, të vitit 2016, rreth 45% e shqiptarëve kanë mendim pozitiv për Enver Hoxhën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button