aktoretPolitika

“Faleminderit që mbështesni mikun tim”/ Noizy bën fushatë për PS-në, del përkrah Erionit

Reperi Noizy është shfaqur këtë të dielë pranë drejtuesit politik të qarkut të Tiranës për PS, Erion Veliaj. Në një takim të mbajtur në Golem me të rinjtë e Kavajës, Noizy i ka falenderuar ata për mbështetjen që i japin Erionit, të cilin ai e cilësoi shokun dhe mikun tij.

“Faleminderit Zotit dhe faleminderit zotit Kryeministër që na solli këto vaksina. Ky është një hap përpara për shëndetin tonë dhe Shqipërinë, që e duam shumë. Ne jemi një shtet që po ndërtohemi përditë dhe rinia është një nga gjërat kryesore që duhet të ecim dhe siç e tha lali Eri, duhet të punojmë fort dhe të ecim në jetët tona. Ato që keni bërë për Shqipërinë këto 8 vjet kanë qenë vërtet diçka për t’u admiruar. Është koha për të ecur përpara. Faleminderit që suportoni mikun tim, shokun tim, Erionin”, tha Noziy.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button