fbpx
BotaKurioziteteLajme

Detaje të reja nga vrasja e gazetarit grek, si e ndoqën autorët dhe e ekzekutuan para banesës me 10 plumba (Foto e autorëve).

Detaje të reja nga vrasja e gazetarit grek, si e ndoqën autorët dhe e ekzekutuan para banesës me 10 plumba (Foto e autorëve).

Dalin detaje të reja nga vrasja e gazetarit grek te kronikës se zezë, George Karaivaz, i cili u qëllua pasditen e të premtes shumë pranë banesës së tij në Athinë.

Pas ekspertizës përfundimtare, rezultoi se 46 vjeçari u qëllua me 10 plumba.

Sipas të dhënave të policisë autorët mbërriten në vendin e ngjarjes dhjetë minuta para gazetarit dhe pritën që ai të parkonte makinën për ta ekzekutuar. Ndërkohë dyshohet se një grup i dytë i ka informuar ekzekutoret për rrugën që ndiqte 46 vjeçari për të shkuar në banesë.

Sipas autoriteteve, autorët dyshohet të jenë të huaj dhe vrasës më pagesë. “Ekzekutorët ndoshta nuk dinin as kush ishte viktima e tyre”, tha një zyrtar i policisë , ndërsa nuk përjashtohet që ata të jenë larguar tashmë nga Greqia.

Besohet se krimi lidhet me detyrën e Karaivaz si gazetar i kronikës e zezë. Dikush që mund te jetë frikësuar me diçka që 46 vjecari ka publikuar tashmë ose me diçka që po studionte.

Arsyeja e vrasjes së tij mund të fshihet edhe pas raportimeve që gazetari ka bërë kundër policisë ku ngrinte dyshime për përfshirjen e zyrtareve në krime të rënda.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button