fbpx
Politika

Atlete me logon e PS/ Rama: Ne ofrojmë rrugë të gjatë, por të çon në majë

Me një palë atlete me logon e PS në duar, kryeministri Edi Rama kërkoi votën e të rinjve të Laprakës më 25 prill. Arsyeja pse atletet i kishte zgjedhur një në ngjyrë të bardhë dhe një në të zezë është sepse Edi Rama kërkoi që të ecet përpara, përtej bindjeve politike.

“Nuk mora të majtën dhe të djathtën e bardhë, mora të majtën e bardhë dhe të djathtën e zezë, për të thënë që për të vrapuar duhen të dyja këmbët, për të shkuar më lart duhen të dyja këmbët. Për mua sfida e madhe është që të bashkojmë forcat e jashtëzakonshme të njerëzve të zakonshëm, jo vetëm kundër të gjithëve siç thuhet, por vetëm kundër atyre që janë bashkë për të na mbajtur të përçarë, vetëm kundër atyre që janë bashkë për të thënë se në këtë vend gjithçka ka shkuar më keq se 8 vite më pare. Ndërkohë që nëse ky vend sot është ngjitur deri në një pikë dhe ka shansin të ngjitet shumë më lart, do ndodhë sepse ne nuk jemi vetëm, por të bashkuar me ata që pavarësisht bindjeve të tyre politike, kanë një besim se jeta e tyre mund të bëhet më e mirë këtu duke punuar.”

Kryesocialisti deklaroi se me PS në pushtet, Shqipëria do të ecë përpara. Nëse ndodh e kundërta, pra fiton opozita, sipas Edi Ramës, vendi do të bëjë hapa pas.


“Jam këtu për tu thënë se kjo botë është e atyre që dhe kur rrëzohen, ringrihen dhe vazhdojnë të ngjitën. Kjo botë nuk ka qenë kurrë e atyre që gjejnë rrugën më të shkurt, si na mëson populli “rruga e shkurtër të nxjerr më gjatë”. Shqiptarët e provuan se kur donin ti binin shkurt me Haxhi Qamilin apo me Suden i ra më gjatë. Kjo që ofrojmë ne është rruga e gjatë, por është ajo që na çon në majë. Kur ata janë në pushtet, Shqipëria kthehet në plaçkë dhe shqiptarët mish për top.”Burimi Vizionplus.tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button