AktualitetPolitikaShqiperia

Aeroporti i Kukësit hapet për pak ditë, Rama: Çunat e Londrës bëhuni gati se nuk është më punë muajsh

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto nga Aeroporti i Kukësit, i cili do të quhet Aeroporti Ndërkombëtar Zayed. Krahas fotos, Rama lajmëron çunat e Kukësit që janë në Londër që të bëhen gati pasi do të vijnë në Shqipëri për çështje ditësh dhe se nuk bëhet më fjalë për punë muajsh.

“O çunat e Londrës bohuni gati se so mo pun mujsh”, shkruan Rama krahas fotos.

Që kur aeroporti i Kukësit nisi punimet, kryeministri Rama tha se fluturimin e parë Air Albania do e bëjë në Londër ku do të sjellë 150 çunat e Kukësit që e kanë sharë më shumë dhe që se kanë besuar se do bëhej realitet ky aeroport.
burimi shqiptarja.com

Para pak kohësh ministrja Belinda Balluku gjatë një interviste për Report Tv, tha se Aeroporti i Kukësit ka përfunduar punimet dhe është në fazën e certifikimit dhe mbarimit të procedurave. Fluturimi i parë me Air Albania drejt Londrës nga ky aeroport, Balluku tha se do të bëhet më 18 prill.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button