fbpx
KurioziteteLajme

Njerëzit po prisnin dasmën e tyre, Marina Fara dhe biznesmeni i japin fund papritur fejesës…

Njerëzit po prisnin dasmën e tyre, Marina Fara dhe biznesmeni i japin fund papritur fejesës…

Marina Fara vajza e vetme e këngëtares së njohur Eli Fara shpesh herë vendoset në qendër të vëmendjes nga mediat rozë për jetën e saj private.

Gjashtë muaj më parë bukuroshja bëri publike lidhjen e saj me biznesmenin nga Shkodra, Alis Hysa. Madje madje ata e çuan lidhjen e tyre në një stad tjetër, atë të fejesës dhe së fundmi po planifikon dhe dasmën e tyre.

Udhëtimet në Dubai, fotot së bashku, dhuratat e shtrenjta nuk kanë munguar gjatë gjithë kësaj kohe.

Mirëpo, çfarë ka ndodhur së fundmi me çiftin? Mjafton të hedhim një sy në profilin e Marinës në Instagram dhe shohim se fotot me Alisin janë fshirë dhe për më tepër, ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, çka duket të konfirmojë fundin e romancës.

Epo, në ditët e sotme kaq mjafton dhe të gjithë fillojmë të aludojmë se diçka nuk shkon.

Ende nuk dihet arsyeja që e çoi çiftin drejt këtij vendimi dhe duhet të presim ende që të mësojmë nëse është një vendim përfundimtar.

Burimi/nnewsd.com

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button