fbpx
Bota

“Defender 21″/ Ushtarët amerikanë mbërrijnë në Shqipëri, çfarë pritet një ditë pas zgjedhjeve

Në 26 prill 2021, një ditë pas zgjedhjeve parlamentare, në Shqipëri do të nisë stërvitja më e madhe ushtarake në historinë e shtetit “Defender Europe 21”, ndërsa trupat do të zbarkojnë disa ditë më parë.

Dhe duket se kontigjenti i parë ka mbërritur

. Ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar një FOTO, ku diplomatja YURI KIM mirëpret ushtarët amerikanë nga Garda Kombëtare e New Jersey.

“Ambasadorja Yuri Kim mirëpret ushtarët amerikanë nga Garda Kombëtare e New Jersey të cilët mbërritën sot në Tiranë. Ata do të ndihmojnë Shqipërinë në përgatitjen për të marrë dy helikopterë UH-60A Blackhawk nga Shtetet e Bashkuara dhe gjithashtu do të kryejnë trajnime për të përgatitur Forcat e Armatosura Shqiptare për stërvitjen Defender 21.”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Në këtë stërvitje, nën udhëheqjen e ushtrisë amerikane, ku do të demostrojë aftësitë ushtria shqiptare, do të marrin pjesë mijëra ushtarë të vendeve anëtare të NATO-s, 10 anije, 18 avionë, 19 helikopterë, 6 sisteme raketash patriot dhe 1000 automjete joluftarake.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button