fbpx
aktoretLajmeShow-Biz

Aktorja dhe moderatorja e njohur ka sot ditëlindjen, urimin më të bukur e merr nga bashkëshorti

Jonida Vokshi është një ndër personazhet publikë më të dashur të ekranit shqiptar. Moderatorja dhe aktorja e mirënjohur feston sot ditëlindjen, por nuk do ta besoni sa vjeç bën. Edhe pse nuk duket, ajo mbush sot plot 35 vjeç. Moderatorja ka marrë urime të shumta nga miq dhe fansa të saj, por sigurisht ai më i bukuri ishte nga partneri i saj, Besnik Krapi.

Krahas një fotoje që ka publikuar me Jonidën, Besniku shkruan fjalët më të ëmbla për të. “Edhe krejt botën me ta jep dhuratë prap hupi, masi ma ke dhuru Emin. Jom dorëzu. Gjith je në avantazh! Lutem që kur Emi e feston 35 ke me qenë e bukur njëjtë si sot e kena m’u dasht hala ma shumë se sot! Të dua e Urime.”, ka shkruar ai krahas fotos.

Kujtojmë që Jonida dhe Besniku u bënë prindër për herë të parë më qershor të vitit që lamë pas. Ata mirëpritën një vajzë që e pagëzuan me emrin Emi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button