fbpx
AktualitetKurioziteteLajme

Vidhet ‘Range Rover’ në Astir, si arriti ta gjente policia brenda pak orësh

Vidhet ‘Range Rover’ në Astir, si arriti ta gjente policia brenda pak orësh

Një automjet ‘Range Rover’ është vjedhur në Astir, ndërsa ai është gjetur pas 4 orësh i braktisur në Fushë-Krujë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në rrugën ‘Teodor Keko’. Burime për ‘Balkanweb’ thanë se 37-vjeçari me inicialet S.Xh, pronar i mjetit (i cili rezulton me precedent penal në fushën e drogës) sapo ka konstatuar se mjetin luksoz ia kishin marre, ka njoftuar policinë. Pronari tha se mjeti i tij ishte i pajisur me GPS dhe kjo e ndihmoi policinë për ta gjurmuar.

Pas 4 orësh ndjekje ‘Range Rover’ u gjet në Fushë-Krujë i braktisur. Policia e ka sekuestruar mjetin në cilësi të provës materiale dhe po analizon gjurmët për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.

Mjetet luksoze janë vënë në shënjestër të hajduteve të makinave. Edhe 3 ditë me parë një tjetër mjet Range Rover u vodh në zonën e ish-Bllokut.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button