fbpx
Lajme

Tentoi të kalonte 4 klandestinë drejt Malit të Zi, pranga të riut në Shkodër

Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi tentoi që t’i jepte ndihmë 4 shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit. Në kuadër të operacionit të koduar “On the way” ra në pranga shtetasi me inicialet S.M., banues në Shkodër.

Ky shtetas është kapur në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit, duke transportuar me një mjet tip “Benz”, 4 shtetas nga vendet e treta, drejt Malit të Zi, me destinacion final vendet e BE-së.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button