AktualitetKurioziteteLajme

Sherr me thika në Tiranë, plagoset 34 vjeçari dhe shoku i tij, policia shpall në kërkim dy vëllezërit autorë të ngjarjes (EMRAT)

Sherr me thika në Tiranë, plagoset 34 vjeçari dhe shoku i tij, policia shpall në kërkim dy vëllezërit autorë të ngjarjes (EMRAT)
Dy persona janë shpallur në kërkim pasi kanë plagosur me armë të ftohtë një 34-vjeçar, në zonën e Yzberishit në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Yzberishtit mbrëmjen e djeshme, ku sipas njoftimit të policisë shtetasit M. Basha dhe B. Basha (vëllezër) kanë plagosur 34 vjeçarin V. Çela.
Deri më tani nga informacionet e dhëna nga uniformat blu dyshohet se këta persona kanë patur sherr me njëri-tjetrin për motive banale.  Grupi i hetimit po punon për zbardhjen e shkaqeve të plota të sherrit si dhe kapjen e autorëve.
“Më datë 08.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetasve B. I(B)., 29 vjeç, dhe M. B., (B), 26 vjeç, sepse  në rrugën “Veli Dedi”, për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin V. Ç, 34 vjeç, dhe me sende të forta shtetasin E. Sh., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen dhe shoqërimin e tyre”, njofton Policia.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni butonin për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button