fbpx
aktoretBotaShow-Biz

Reperi Earl Simons, i njohur me emrin e artit, DMX, humbi jetën ditën e sotme në moshën 50-vjeçare. Reperi ndodhej në gjendje kome pasi pësoi një sulm në zemër një javë më parë. Jashtë spitalit u mblodhën shumë përkrahës të tij, duke u lutur për të dhe duke mbajtur krahët në formën e një X.

Artisti ka mbajtur një koncert në Kosovë në vitin 2013 dhe madje në një video të shpërndarë në rrjete sociale ai shihet duke vallëzuar nën ritmet e këngës shqipe. Reperi lëshoi ​​disa albume përgjatë viteve, duke përfshirë “Grand Champ” (2003) dhe “Undisputed” (2012).

Lufta e tij e gjatë me drogën, rrethanat e zymta të fëmijërisë së tij dhe ndikimi që patën në jetën e tij u reflektuan dhe në muzikën e tij. Ai publikoi dhe një album të vitit 2001 “The Great Depression” dhe shumë nga këngët e tij i referoheshin traumave të vazhdueshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button