fbpx
AktualitetKurioziteteLajme

Ndërron jetë në moshën 99-vjeçare, Princi Filip, mesazhet prekëse pas lajmit të hidhur të pallatit Mbretëror

Ndërron jetë në moshën 99-vjeçare, Princi Filip, mesazhet prekëse pas lajmit të hidhur të pallatit Mbretëror

Ka ndërruar jetë në moshën 99-vjeçare Princi Filip, bashkëshorti i Mbretëreshë Elisabeth. Lajmi është bërë i ditur nga vetë familja Mbretërore.

Pallati i Buckingham tha:”Me pikëllim të thellë, Madhëria e saj, Mbretëresha ka njoftuar vdekjen e bashkëshortit të saj, Lartmadhërisë së tij Mbretërore, Princ Filipit, Dukës së Edinburgut.Ai ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes në Kështjellën e Windsor-it”.

 

Princi Filip u martua në vitin 1947 me princeshën Elizabeth pesë vjet para se ajo të bëhej Mbretëreshë. Çifti ka katër fëmijë, 8 nipër e mbesa dhe 10 stërnipër e stërmbesa.

 

Kryeministri Boris Johnson u shpreh se ai frymëzoi jetën e të rinjve të panumërt.Më tej Johnson tha se ai ndihmoi të drejtonte familjen Mbretërore dhe Monarkinë që të mbetej një institucion i padiskutueshëm jetik për ekuilibrin dhe lumturinë e jetës kombëtare.

E trishtuar për këtë ngjarje, ministrja e parë e Skocisë, Nicola Sturgeon tha në twitter: I dërgoj ngushëllimet e mia të thella dhe ato të popullit skocez, madhështisë së saj, Mbretëreshës dhe familjes së saj”.

Në mars, Duka i Edinburgut u largua nga spitali pas një qëndrimi njëmujor për trajtim duke iu nënshtruar një operacioni të zemrës.

 

Kush është Princi Filip

 

Princi Filip lindi në ishullin grek të Korfuzit më 10 qershor të vitit 1921. Babai i tij ishte Princi Andreë i Danimarkës, djali i vogël i Mbretit Jrogo I i Helenëve.

 

Ndërsa mamaja e tij Princesha,Alice ishte vajza e Lordit Louis Mountbatten dhe mbesa e Mbretëreshës Victoria.

 

Familja e tij u internua nga vendi kur ishte foshnjë. Pasi u arsimua në Francë, Gjermani dhe Mbretërinë e Bashkuar, ai u bashkua me Marinën Mbretërore Britanike në 1939, në moshën 18 vjeç./Hapur.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button