fbpx
AktualitetLajme

Itali/ ‘Maxi Sequetro’ Kapet ne Bari kamioni i nisur nga Shqipëria, ja cfare u zbulua

Një sasi e madhe me mallra të pacertefikuara është bllokuar në Portin e Barit në një kamion të nisur nga Shqipëria. Në prangat e policisë italiane kanë rënë 6 shtetas indetitetet e të cilëve ende nuk dihen.

Kamioni ishte I mbushur me veshje të markave të njohura botërore dhe nga informacionet e bëra të ditura nga autoritetet italiane thuhet se bashkë me rrobat me etiketa të falsifikuara, janë sekuestruar edhe lodra për fëmijë të cilat ishin të pacertefikuara,
gjithashtu.

Autoritetet italiane informojnë se janë sekuestruar rreth 5500 lodra për fëmijë, e rreth 5 mijë materiale elektrike, të gjitha me etiketa të falsifikuara të prodhimit standard CE, (Komuniteti Evropian).

Ngarkesa është gjetur në një kamion, ndërsa autoritetet italiane thonë se malli i importuar nga Shqipëria nuk kishte asnjë certifikatë sigurie.

Dogana italiane informon se 6 persona janë denoncuar tek autoritetet gjyqësore të cilat kanë nisur një proces hetimor për identifikimin e zinxhirit të prodhimit, shpërndarjes e importit të mallrave false. Mbi ta rëndojnë akuzat e tregtim mallrash kontrabandë, falsifikim dokumentash importi e vjedhje të markave origjinale të prodhimit e të drejtës së autorësisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button