fbpx
KurioziteteLajmePolitika

I blinduar në gjithsa, nga kush ka frikë Kryeministri Rama?!

I blinduar në gjithsa, nga kush ka frikë Kryeministri Rama?!

 

Pse nuk shkon edhe ai në zyrë më biçikletë, si kryeminsitri i Hollandës Mark Rutte, apo ai i Suedisë? Si ka mundësi që Albin Kurti ende jeton me shtëpi me qira dhe pse ka mëse 20 vjet që miret me politikë?

 

Nga Arbër TEPELENA –

 

Kohët e fundit në shtyp dhe më gjerë flitet shumë për pasurinë e politikanëve shqiptarë por dhe rojat e sigurisë së tyre. Në shumë raste nga deklarimi i pasurisë,  vërtetohet se politikanët shqiptarë kanë më shumë para se biznesmenët dhe pse nuk janë marrë me biznes. Përpos tyre politikanët shqiptarë dhe pse jetojnë në vendin më të varfër të Evropës, lëvizin me makina shtetërore, me naftën e shtetit, me shofer që paguhet nga shteti me dieta në çdo lëvizje, pra me privilegje pafund.

 

Kohët e fundit shumë debate janë ndezur dhe për pasurinë e kryeminstrit Rama i cili është pyetur ku e ka gjetur pasurinë për ndërtimin e një shtëpie të fortifikuar si fortifikatat “Zingfrid” apo “Marenhejn”!? Dihet përgjigja e tij; Pasuria e gruas, rroftë Linda!

 

Por nuk është vetëm shtëpia. Rama, nga shumë gazetarë kronike thuhet se lëviz me antiplumb. Në çdo dalje jashtë Tirane ai merr me vete një falang gardistësh dhe makinash policie a thua se “do shkojë në luftë” dhe jo në takime me popullin e vet. Lind pyetja: Përse i duhen kaq shumë truproja Ramës?

 

Nga kush ka frikë ai? Pse nuk shkon dhe ai në zyrë më biçikletë si kryeminsitri i Hollandës Mark Rutte, apo ai i Suedisë? Si ka mundësi që Albin Kurti ende jeton me shtëpi me qira dhe pse ka mëse 20 vjet që miret me politikë? Pse janë mësuar kaq keq politikanët tanë? Pse Rama nuk ua ka hequr, por ua ka shtuar privilegjet 8 vitet e fundit deputetëve!? Pyetjet janë të shumta por le të shohim realitetin ndryshe në vendet e pasura Evropiane. ..

 

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte

 

Partia e kryeministrit të Holandës, Mark Rutte, ditët e fundit fitoi më së shumti deputetë në zgjedhjet parlamentare. Fitorja i jep Rutte mandatin për të formuar qeverinë e re të koalicionit, të udhëhequr nga partia e tij liberale e qendrës së djathtë VVD. Rutte pritet të marrë mandatin e katërt si kryeministër. Qeveria e tij e fundit dha dorëheqje në janar, për shkak të një skandali të mashtrimit me fondet e mirëqenies së fëmijëve. Pjesëmarrja në zgjedhjet e 17 marsit ishte e lartë: 82.6 për qind.  Fushata zgjedhore u zhvillua kryesisht përmes debateve televizive. “Votuesit e Holandës i kanë dhënë partisë sime një votë të madhe besimi”, u tha Rutte gazetarëve. Ai pranoi se “jo gjithçka ka shkuar mirë në dhjetë vjetët e fundit”, por tha se çështja kryesore në tryezë tani është rindërtimi i vendit pas pandemisë COVID-19. Por duhet të dini diccka: Kryeministri i Holandës nuk dallon fare nga qytetarët e tjerë në asnjë aspekt. Ai në pranverë lëviz me veshje sportive, me biçikletë mesatare, me farmerka, bluzë, syzet në kokë, dhe një kafe në dorë, Në dimër me po atë biccikletë, me doreza, shall, xhup të thjeshta dhe jo firmato. Pra ky është kryeminsitri I Hollandës, vend i cili rendidet në 10-shen më të mirë për mirëqënie në botë.

 

Po në Suedi si jetojnë politikanët?

 

Kjo mund të tingëllojë e çuditshme për njerëzit që jetojnë në vende të tjera, por Suedia nuk ofron ndonjë luks ose privilegj për politikanët e saj. Pa makina zyrtare ose shoferë privatë, ministrat dhe parlamentarët suedezë udhëtojnë në autobusë dhe trena të mbushur me njerëz, ashtu si qytetarët që ata përfaqësojnë.

 

Pa të drejtën e imunitetit parlamentar, ata mund të gjykohen në gjykatë si çdo person tjetër. Pa sekretar në derë, zyrat e parlamentarëve janë më pak se 8 m2.

 

“Unë jam ai që paguaj politikanët dhe nuk shoh asnjë arsye për t’i dhënë atyre një jetë luksoze””, thotë Joakim Holm, një shtetas suedez.

 

Politikanët që guxojnë të shpenzojnë para publike për udhëtime taksi, në vend që të hipin në tren, përfundojnë në faqet e para të gazetave.

 

Edhe kryetari i parlamentit mori një kartë për përdorimin e transportit public. Vetëm kryeministri ka të drejtën e përdorimit të përhershëm të makinave dhe sigurinë personale.

 

Parlamentarët suedezë jetojnë në apartamente të vogla në kryeqytet, ku lajnë dhe hekurosin rrobat e tyre në lavanderi. Kjo mund të duket modeste për njerëz të tillë të shquar, por në fakt është shumë më mirë sesa ishte dikur.

 

Deri në fund të viteve 1980, të gjithë parlamentarët flinin në kanape në zyrat e tyre. Askush në jetën publike nuk fiton një pagë të madhe: paga për anëtarët e Riksdag (parlamentit) është rreth dy herë më e lartë se paga e një mësuesi të shkollës fillore.

 

Në nivelin komunal, çdo dëshirë për punësim në politikë mund të interpretohet si një rast që kërkon vlerësim psikologjik: sepse zyrtarët komunalë suedezë nuk fitojnë pagë, as nuk kanë të drejtën e një zyre  dhe punojnë vullnetarisht nga shtëpia.

 

Përvoja e Suedisë minon idenë e paarsyeshme që politikanëve duhet t’u jepet respekt si një kastë më e lartë, e përbërë nga zonja dhe zotërinj që janë më të famshëm se një qytetar mesatar dhe për këtë arsye meritojnë një të drejtë gati hyjnore për përfitime dhe privilegje.

 

Eshtë një komb që i trajton zyrtarët e tij qeveritarë dhe përfaqësuesit politikë si qytetarë të zakonshëm; është një shoqëri që shfuqizoi përdorimin e përemrave zyrtarë në vitet 1960 dhe ku të gjithë quhen “ti”, sepse, sipas sistemit suedez të vlerave, askush nuk është mbi të gjithë.

 

Pa pabarazi të mëdha shoqërore, Suedia është padyshim një vend më i sigurt dhe më pak i dhunshëm, ku politikanët dhe qytetarët zakonisht nuk kanë pse të udhëtojnë me makina antiplumb.

 

Por, më e rëndësishmja, kjo është një shoqëri që zgjedh politikanë që duhet të jenë në kontakt me problemet e përditshme të qytetarëve. Politikanët nuk lejohen të vendosin interesat e tyre personale përpara atyre të përgjithshëm, në një shoqëri që tregon se pushteti politik mund të ushtrohet brenda kufijve të mirësjelljes.

 

Në sistemin gjyqësor, logjika është e njëjtë: nuk ka gjyqtarë që kanë të drejtë për automjete zyrtare, sekretarë ose privilegje. Ata që janë në pushtet duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të gjitha informacionet duhet të bëhen të disponueshme për publikun: hapja e Suedisë reflektohet në vetë transparencën e fuqisë politike, e cila monitorohet përmes ligjit më të vjetër në botë për transparencën. Në 1766, hyrja e publikut në dokumentet zyrtare të qeverisë u bë një e drejtë kushtetuese për të gjithë qytetarët, e përfshirë në një kapitull të veçantë të Aktit të Lirisë së Medias në Suedi.

 

Në Suedi, është e mundur të monitorohen shpenzimet e ministrave, përfaqësuesve dhe gjykatësve në çdo kohë. Një nga skandalet më të rëndësishme politike në vend ndodhi në vitet 1990.

 

Zëvendëskryeministrja Mona Sahlin, bleu çokollatë, pelena dhe disa sende të tjera personale me një kartë krediti qeveritare dhe pagoi shtrenjtë për të: ajo humbi punën e saj. Skandali u shfaq në analet e politikës suedeze si çështja Toblerone.

 

Në pak më shumë se 100 vjet, Suedia është shndërruar nga një shoqëri e varfër, bujqësore në një nga vendet më të pasura, më të drejta shoqërore dhe më pak të korruptuara në botë, ku askush nuk është mbi të tjerët.

 

Po Albin Kurti?

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ishte duke banuar në një banesë te parku i qytetit, tashmë që mori detyrën e kryeminsitrit ka vendosur të jetojë në një shtëpi në lagjen “Taslixhe”, të Prishtinës. Fqinjët e rinj të kryeministrit Kurti thonë se ai shtëpinë e ka marrë me qira. Ndërkaq, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë për “Kanal 10” se nuk mund të jap informata për shkaqe sigurie.

 

Kryeministri Kurti  më herët kishte deklaruar se banon në një banesë me qira, e cila ishte rreth 60 metra katror.

 

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia Kundër Korrupsion (AKK), Kurti nuk posedon aksione apo letra me vlerë në shoqëri të ndryshme komerciale. Për sa i përket parave të gatshme, Kurti ka deklaruar se ka rreth 1,800 mijë euro në xhirollogari bankare, ndërsa mbi 11 mijë e 400 euro janë në emër të bashkëshortes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button