fbpx
BotaKurioziteteLajme

E rëndë/ Ekzekutohet në mes të ditës gazetari në Greqi(FOTO+EMRI)

 

Posted By: Marjana Ciku 0 Comment Ekzekutohet, gazetari, Greqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytetin grek, Athinë, ku është ekzekutuar me mbi gjashtë plumba, gazetari i njohur i kronikës së zezë Jorgo Karaivaz.

 

Mediat greke raportojnë se ngjarja e rëndë ndodhi menjëherë pasi gazetari doli nga emisioni dhe ishte pranë shtëpisë së tij, në Alimos në Rrugën Aninou.

 

Informacionet e para në media shpjegojnë se ai u gjet i shtrirë dhe pajetë me fytyrën poshtë, jashtë makinës së tij, pranë një parku afër banesës.

 

Dyshohet se autorët kanë përdorur armë me silenciator pasi nuk është dëgjuar asgjë nga dëshmitarët që kanë kaluar në zonë.

 

Ata mendohet se janë larguar me një skuter (motor) si dhe kanë qenë të veshur me rroba ushtarake.

 

Gazetari Karaivaz është një nga emrat më të njohur në Greqi në hulumtimin e kronikës së zezë. Prej vitesh ai punonte pranë “Star Channel” dhe mbulonte ngjarjet policore.Leave a Reply

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button