fbpx
Teknologji

BRUTALE DHE E SHKËLQYER NË TË NJËJTËN KOHË! Përgjigja me 5 fjalë e Tim Cook ndaj Facebook

Ekzekutivi i Apple shprehet qartë, ai nuk po merr vendime bazuar në atë që është më e mira për Facebook, por për Apple dhe klientët e tij.

Intervista e Tim Cook me Kara Swisher për podcastin e saj Sway ishte shprehëse në disa aspekte. Ndoshta pjesa më e përfolur e bisedës ishte zbulimi se CEO i Apple nuk pret që të mbajë ende punën pas 10 vitesh. Kjo është sigurisht befasuese, por nuk është për t’u habitur që Cook mund të mos dëshirojë të vazhdojë me ritmin që kërkon menaxhimi kompanisë më të vlefshme në botë, kur të jetë 70 vjeç.Kishte gjithashtu shumë pohime kundrejt produkteve të ardhshme si augmented reality glasses, madje edhe mundësinë e një makine Apple. Secila prej tyre sigurisht do të ishte e mirëseardhur, por ne tashmë mendojmë që Apple po punon për të dyja dhe nuk është ndonjë befasi.

Shumë më interesante ishte përgjigjja e Cook kur u pyet nga Swisher se si ndryshimet e ardhshme të privatësisë së Apple do të ndikojnë në Facebook.“Unë nuk jam i përqëndruar në Facebook, kështu që nuk e di”,- tha Cook. Teksa u kujtua nga Swisher se Facebook ka thënë që Apple po bëhet gjithnjë e më shumë një nga konkurrentët e tij më të mëdhenj, Cook theksoi pozicionin e tij.“Oh, mendoj se ne garojmë në disa gjëra”,- tha Cook. “Por jo, nëse më pyesin cilët janë konkurrentët tuaj më të mëdhenj, ata nuk do të ishin në listë“.Ato shtatë fjalë, “Unë nuk jam i përqëndruar ënë Facebook”, janë brutale dhe të shkëlqyera në të njëjtën kohë.

Janë brutale sepse Cook po e bën të qartë se kompania nuk po merr vendime të bazuara në Facebook, ose diçka tjetër. Sado shumë që është përfolur beteja midis Apple dhe Facebook gjatë muajve të fundit, Cook e largon kompaninë e mediave sociale nga loja.Apple, në vitin 2020 fitoi rreth 200 miliardë dollarë të ardhura duke shitur miliona iPhone, iPad, Mac dhe Apple Watches dhe kompania vlen pak më shumë se 2 trilionë dollarë. Nga ana tjetër, Facebook kishte 86 miliardë dollarë të ardhura, kryesisht nga reklamat digjitale dhe vlen rreth 860 milionë dollarë.

Kjo nuk është gjë e keqe, por nuk është asgjë krahasuar me Apple, e cila fiton më shumë në një tremujor sesa mund të fitojë Facebook-u gjatë gjithë vitit.Në të njëjtën kohë, është e shkëlqyer sepse Cook e ka të qartë që ai merr vendime për Apple bazuar në atë që është më e mira për kompaninë dhe përdoruesit e saj. Ai nuk është i shqetësuar për ndërmarrjet e tjera, pavarësisht nëse ato janë konkurrente apo jo. Citati i Jeff Bezos i përshtatet më së miri situatës: “Mos kini frikë nga konkurrentët tanë, ata kurrë nuk do të na japin para gjithsesi”,- tha Bezos.

“Kini frikë nga klientët tanë.”Shumë kompani kalojnë shumë kohë duke menduar se çfarë po bën konkurrenca e tyre dhe jo duke u përpjekur të kuptojnë klientët e tyre dhe atë që ata me të vërtetë duan. Kjo ngjan shumë me atë që po bën Facebook.Në vend që të përqendrohet në gjetjen e mënyrave për mbrojtjen e informacionit personal të përdoruesve të tij, Facebook duket se është më i interesuar për atë që po bën Apple.

Konkretisht, po shpenzon shumë kohë dhe energji i përqendruar në ndryshimet e ardhshme të Apple në iOS 14 sa që mund të ndikojë në dështimin vet. Në vend të kësaj, përgjigja e Cook është një shembull i shkëlqyer i inteligjencës emocionale. Pavarsisht të gjitha sulmeve të Facebook, Cook nuk po e lejon atë t’i errësojë vizionin e tij për vendimet përsa i përket Apple. Do të ishte e lehtë të shqetësohesh, ose të humbasësh përqendrimin, por kjo nuk u shërben kurrë klientëve ose biznesit tuaj në planin afatgjatë.Për këtë mund të pyesni Facebook-un.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button