fbpx
AktualitetKurioziteteLajme

Bllokimi i Rinasit, Ngjela: Pretendimi “kam stres” e fut çështjen në një dyshim të një krimi të rëndë

Bllokimi i Rinasit, Ngjela: Pretendimi “kam stres” e fut çështjen në një dyshim të një krimi të rënd

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar pas hapjes së aeroportit të Rinasit.
Ngjela ngre pyetjen nëse kjo çështja e Aeroportit të Rinasit, hyn në një dyshim për akt terrorist?

Sipas tij kjo çështje duhet t’i nënshtrohet një hetimi ndërkombëtar të nivelit të lartë professional.
Postimi i plotë i Ngjelës:
Areoporti i Rinasit u hap. Janë thirrur kontrollorë të huaj për të filluar punë.
Sigurisht, kur thashë dje se nesër hapet aeroporti, e dija nga ngjarje të ngjashme si kjo, në vende të tjera, në lidhje me çështje të tilla..
Por, duhet të kemi parasysh se: me kullat e vrojtimit të aeroporteve me fluturime të shumta civile, terrorizmi ndërkombëtar ka pasur disa çështje.
Po kjo çështja e Aeroportit të Rinasit, a hyn në një dyshim të tillë për akt terrorist?
Alibia që nga disa kontrollorë u shpreh prej tyre me shprehjen: “kam stres dhe s’mund ta vijoj punën”, e fut çështjen në një dyshim të një krimi të rëndë.
Të shohim çfarë do të sjellë hetimi që ka nisur.
Duhet pritur, se nuk besoj që kjo çështje të mos i nënshtrohet një hetimi ndërkombëtar të nivelit të lartë profesional.
Është një banditizëm kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve. Duhet pritur hetimi…!
/a.r

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button